Programi – Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve urbane Vlorë
MIM Vlora u themelua në Mars 2019 si qendër rajonale e menaxhimit të mbetjeve në Zonën e Mbeturinave Veriore Veriore, duke mbuluar bashkitë e Vlorës dhe Selenicës. Futja e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit rajonal të mbetjeve – Landfilld sanitare, klasifikimi i mbetjeve te riciklueshme, kompostimi – shkon së bashku me furnizimin e pajisjeve të reja për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe mbështetet nga Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar përmes Bankës së Zhvillimit të KfW në kuadrin e Programit te Menaxhimit Integruar të Mbetjeve Urbane në Vlorë. Aktivitetet e ndryshme të Programit koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellësit, Kanalizimeve dhe Infrastruktures se Mbetjeve (AKUM). Programi mbështet Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve dhe harmonizimin e standardeve shqiptare me standardet mjedisore të BE-së.
Punimet e ndërtimit te landfilld dhe fabrika e ndarjes se mbetjeve te riciklueshme pranë Sherishtës janë në proces dhe operacionet pritet të nisin në fillim të vitit 2022. Impianti pilot i kompostimit do të bëhet operacional në 2023