Territori i Shqipërisë është ndarë në 10 zona mbetjesh, nga të cilat një është shënuar si Zona e Mbetjeve Vlorë Veriore që mbulon të dy bashkitë me 11 njësi administrative lokale të Vlorës dhe Selenicës (shih më poshtë).
- Popullsia që jeton në zonën e shërbimit përbën rreth 163,000 banorë, nga të cilët rreth 140,000 që jetojnë në Bashkine e Vlorës dhe 23,000 në Bashkine e Selenicës.
- Gjenerimi aktual i mbetjeve vlerësohet në rreth 52,000 ton/vit, prej të cilave 48,500 ton/vit e kanë origjinën nga Bashkia e Vlorës dhe 3,500 ton/vit nga Bashkia e Selenicës.
- Mbeturinat aktuale të grumbulluara llogariten për rreth 41,200 ton/vit (Bashkia Vlorë: 39,350 ton/vit, Bashkia Selenicë 1,760 ton/vit) duke arritur kështu një mbulim të përgjithshëm të shërbimit prej 79% (Bashkia e Vlorës: 81%; Bashkia e Selenicës: 50%).